Opozita Lista e PD, Besnik Mustafaj: Shoh mungesa të mëdha, të papërligjura

Lista e PD, Besnik Mustafaj: Shoh mungesa të mëdha, të papërligjura

Ish-ministri i Jashtëm i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ai thotë se shikon në këto lista mungesa të mëdha dhe të pajustifikuara.

“Po shoh me ne fund listen e Bashes per zgjedhjet e ardhshme. Mua me duket me mungesa te medha, te paperligjura. Dalte e hajrit!”, shkruan Mustafaj.

Mes mungesave që ranë në sy në listën e PD-së janë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami, Ridvan Bode etj.