Politika Nano: Rama e Basha do qeverisin bashkë pas zgjedhjeve

Nano: Rama e Basha do qeverisin bashkë pas zgjedhjeve

Analisti Mustafa Nano, në një shkrim për gazetën Mapo, mendon se Basha e Rama do të qeverisin bashkë pas zgjedhjeve.

Shpëtim Nazarko mbron idenë se Rama ka lëvizur si një mjeshtër i madh në këtë situatë. Mirëpo mjeshtër i madh mund të dalë veç nëse PS-ja merr 71 deputetë. Madje, sa më e pamundur të ngjajë kjo gjë sot, aq më i madh do të shfaqet Rama nesër, me 71 deputetët në xhep, e për rrjedhojë aq më leshko do të dalin njerëz si puna ime që këtë skenar e konsiderojnë si një ngjarje me probabilitet zero. E megjithatë, unë vijoj ta përjashtoj variantin, në të cilin PS-ja do të jetë në gjendje të formojë e vetme shumicën qeverisëse,” shkruan Nano.

Në fund të shkrimit të tij, Nano thotë: “Për mua, Rama del si një llogaritar i mirë veçse në një rrethanë, veçse ai ka nënshkruar një marrëveshje me Bashën, nëpërmjet së cilës kanë rënë dakord për të qeverisur së bashku pas zgjedhjeve. Nëse kjo marrëveshje nuk futet në ekuacion, nuk kuptohet se ku del madhështia e Ramës. Kushdo që të ishte në vendin e tij, me një opozitë idiote të ngujuar në çadër e me të gjitha qeveritë e botës kundër çadrës, do të dinte të nxirrte Bashën fare të vdekur nga çadra. Ndërsa Rama bëri tjetrën. I dha jetë atij. Përse vallë e bëri këtë? Vetëm një shpjegim ka. Kanë vendosur të qeverisin së bashku. Nëse nuk është kështu, qoftë ai që është. Madje, edhe kështu sikur të ishte, socialistët do duhej të ishin pak të trembur. Sepse kjo marrëveshje është lidhur me Lulzim Bashën. T’i besosh Bashës kur ai thotë se flet në  emër të PD-së është si t’i besosh një clochardi kur thotë se ka nxjerrë në shitje vilën e tij“.