Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka zbuluar këtë të premte emrat e 26 lojtarëve të thirrur për Botërorin e Katarit, që do të fillojë më 20 nëntor.
Në listën e Enriques bien në sy dy mungesa të mëdha: mbrojtësi veteran, Sergio Ramos (luan te PSG), dhe portieri i Manchester United, David De Gea.
Spanja do të debutojë në datën 23 nëntor kundër Kosta Rikës, do të përballet me Gjermaninë në datën 27 dhe do të mbyllë fazën e grupeve më 1 dhjetor kundër Japonisë.
Lista e Spanjës:
Portierë: Unai Simón, Robert Sánchez dhe David Raya.
Mbrojtës: Dani Carvajal, César Azpilicueta, Eric García, Hugo Guillamón, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba dhe Gayá.
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri dhe Koke.
Sulmues: Ferran Torres, Sarabia, Yeremy Pino, Morata, Asensio, Nico Williams, Ansu Fati dhe Dani Olmo.