Kampionët e fundit të Champions League, Liverpool i janë drejtuar FIFA-s me një ankesë për Igli Taren dhe klubin e Lazio.
Sipas “The Reds”, drejtori sportiv i Lazio iu ka marrë pa të drejtë një talent që kishte dalë nga akademia. Akuzat shkojnë dhe më tej ku thuhet se firmosja e kontratës është bërë në shkelje të rregullave të vendosura nga FIFA për transferimet.
Bëhet fjalë për lojtarin Bobby Adekanye, më të cilin Lazio nënshkroi një kontratë ditën e djeshme.
Futbollistit i kishte përfunduar kontrata me Liverpool, ku luante me të rinjtë dhe zgjodhi t’i bashkohej ekipit italian pas ofertës së Tares.