Liverpool është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester City (kampionat) dhe Wolves (FA Cup).
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti 1-0 në transfertë ekipin e Brighton, falë një goli me 11-metërsh nga Mohammed Salah.
Këtë takim Xherdan Shaqiri e nisi titullar dhe u zëvendësua nga James Milner në minutën e 72-të.
Me këtë fitore, “The Reds” shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.