Sport Liverpool kthehet te fitorja falë “Faraonit”. Shaqiri, titullar

Liverpool kthehet te fitorja falë “Faraonit”. Shaqiri, titullar

Liverpool është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester City (kampionat) dhe Wolves (FA Cup).

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti 1-0 në transfertë ekipin e Brighton, falë një goli me 11-metërsh nga Mohammed Salah.

Këtë takim Xherdan Shaqiri e nisi titullar dhe u zëvendësua nga James Milner në minutën e 72-të.

Me këtë fitore, “The Reds” shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.