Liverpool është rikthye në vendin e parë në Premier League pas një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Bournemouth, të vendosur brenda 48 minutave të para të ndeshjes.
Skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 24 me Mane, holandezi Wijnaldum dyfishoi 10 minuta më pas, ndërsa i përhershmi Salah ishte ai që e vulosi rezultatin në 3-0 me nisjen e pjesës së dytë. Ndërkohë, te fitorja u rikthye edhe Arsenali pas disfatës së një jave më parë ndaj Manchester City-t. “Topçinjtë” rrëmbyen 3 pikë me një fitore 0-2 në fushën e Huddersfield.
Manchester United vijon të shkëlqejë nën drejtimin e Solskjaer. Fulhami u dorëzua në shtëpi me rezultatin 0-3 dhe tashmë “Djajtë e kuq” e shohin veten përkohësisht në zonën e Champions League.