“Të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jete njerëzore, janë skena krimi”, kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi gjatë inspektimeve të kryera në Durrës të objekteve që janë parashikuar për t’u shembur pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti.
Sipas ministri Lleshaj, policia ka punuar që në ditën e parë të tërmetit dhe ka evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale.
“Të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jete njerëzore, janë skena krimi, konsiderohen nga Policia si skena krimi dhe si të tilla janë trajtuar. Aty janë grumbulluar provat materiale dhe janë administruar në bashkëpunim me Prokurorinë. Pra gjithçka është bërë me një skrupolozitet të paqortueshëm dhe sot për çdo godinë që është rrëzuar përfundimisht, provat janë të administruara sipas procesit përkatës procedural ligjor. Ndërkohë që një ekip i madh hetuesish të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë po merren me verifikimin e thellë”, tha Lleshaj.