Në një kohë kur eksponentë të mazhorancës qeverisëse po dënojnë bllokimet e rrugëve nga opozita dhe aleatet e saj, duke iu kujtuar edhe parashikimet ligjore për shkelje të tilla, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar edhe me tej në reagimet e tij për këtë situatë, ku shembujt i ka marrë nga Kanuni.
Në Kanun por edhe në ligj ekziston një paragraf që ka të bëj me udhën e madhe. Udha e madhe nuk pritet kurrë”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Madje për të argumentuar këtë mënyrë të gabuar të të vepruarit Lleshaj ka marrë dhe një shembull me fëmijët që mund të mbysin një të rritur.
“Është e thjeshtë, edhe një fëmijë mund të mbysë një të rritur duke i bllokuar arteriet. Po nuk është zgjidhje kjo, nuk mbytet qeveria duke bllokuar rrugët. Ka një mënyrë, të fitosh zgjedhjet”, vijoi Lleshaj.