Në lidhje me lobimin në SHBA me para ruse në periudhën zgjedhore të vitit 2017, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi.
Ai është njohur me akuzat e pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumenteve nga tre prokurorët e dosjes.
Sot në organin e akuzës u paraqit edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e konsideroi çështjen si të montuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Ditën e djeshme ishte Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së, gjithashtu i akuzuar në këtë çështje, që u paraqit para prokurorëve. Atij iu komunikuan të njëjtat akuza si ato që rëndojnë ndaj Bashës dhe Dervishit.
Akuza që u është komunikuar 3 zyrtarëve të Partisë Demokratike është ajo e “Falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve” dhe “kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.
Tre prokurorët e dosjes janë Ervin Karanxha, Gjergji Tako, Kolë Hysenaj.
Aktualitet Lobimi me para ruse, paraqitet në Prokurori edhe financieri i PD, Ilir...