Beniada Nishani ka treguar se ka një miqësi të mirë me Jori Dellin.
Ajo e ka mbështetur shpesh mikeshën e saj në mediat sociale e po ashtu edhe në intervista.
Beniada nuk ngurron t’i dalë në mbrojtje Jorit as kur publiku e kritikon. Siç ka bërë së fundmi.
Në shtëpinë e “Big Brother” është zhvilluar një sfilatë, ku Jori ka sfiluar me një fustan. Gjë që mesa duket shihet si “provokuese” për disa. Madje këtë e kanë lidhur edhe me lojën e saj dhe teoritë se ka hyrë në format për të provokuar dhe ndërhyrë në lojën e Luizit.
Dikush shkruan: “Miss “provokacja” do t’i shkonte më shumë. Lojë e ulët”.
Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i ka replikuar: “Avash se jemi në 2023. Është një sfilatë e thjeshtë. Shikojeni me sy të ndryshëm dhe nuk do skandalizoheni.”
Beniada edhe më parë ka deklaruar se qëllimi i Jorit nuk është aspak të hyjë mes Luizit dhe Kiarës.