Extra “Lojë e ulët!” Beniada Nishani replikon me komentuesen që e quajti Jorin...

“Lojë e ulët!” Beniada Nishani replikon me komentuesen që e quajti Jorin provokuese ndaj Luizit

Beniada Nishani ka treguar se ka një miqësi të mirë me Jori Dellin.

Ajo e ka mbështetur shpesh mikeshën e saj në mediat sociale e po ashtu edhe në intervista.

Beniada nuk ngurron t’i dalë në mbrojtje Jorit as kur publiku e kritikon. Siç ka bërë së fundmi.

Në shtëpinë e “Big Brother” është zhvilluar një sfilatë, ku Jori ka sfiluar me një fustan. Gjë që mesa duket shihet si “provokuese” për disa. Madje këtë e kanë lidhur edhe me lojën e saj dhe teoritë se ka hyrë në format për të provokuar dhe ndërhyrë në lojën e Luizit.

Dikush shkruan: “Miss “provokacja” do t’i shkonte më shumë. Lojë e ulët”.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i ka replikuar: “Avash se jemi në 2023. Është një sfilatë e thjeshtë. Shikojeni me sy të ndryshëm dhe nuk do skandalizoheni.”

Beniada edhe më parë ka deklaruar se qëllimi i Jorit nuk është aspak të hyjë mes Luizit dhe Kiarës.