La Gazetta Dello Sport ka publikuar edhe këtë vit pagesat që marrin klubet e kategorisë kryesore, Seria A,, dhe nga gjithë shqiptarët që luajnë mes tyre, Elseid Hysaj vazhdon të jetë më i paguari, me 1.6 milionë euro neto në vit.
Pas Hysës vijnë Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Dyrmishi me përkatësisht 1.3, 1.2 dhe 1 milionë euro. Ndërsa Xhemajli te Bolonja është i fundit që qëndron mbi një milion, me 1.2 milionë euro.
Lojtarët e tjerë paguhen nën 1 milion, që nga Gjimishti me 400 mijë euro e deri te Emanuel Ndoj, Sajmir Ujkani, Kastriot Dermaku, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.