Federata Shqiptare e Futbollit organizon mbrëmjen e sotme festën e përvitshme të fundvitit, ku edhe këtë vit nuk kanë munguar protagonist dhe ikona të futbollit shqiptar.
Pjesë e festës ishin dhe shumë ish-futbollist të kombëtares dhe trajner aktual në futbollin shqiptar, teksa mes të ftuarve nuk mund të mungonte dhe kapiteni legjendar i kombëtares, Lorik Cana.
Pikërisht ky i fundit publikoi një fotografi në “Instastory” ku nën shoqërinë e ish-futbollistëve të kombëtares shqiptare, Edvin Murati, Klodian Duro dhe Elvin Beqiri na riktheu pas në kohë.
Nën fjalët: “Ju përshëndesim”, Cana ktheu në vëmendje fitoren historike ndaj Greqisë, asokohe Kampione Europe.
Kujtojmë që të katër lojtarët ishin pjesë e kombëtares kuqezi në atë takim.