Të enjten e kaluar u njoftua për finalizimin e operacionit “Los Blancos”, ku u shkatërrua për një grup kriminal i drejtuar nga shqiptarët.
Në Dubai u arrestua Eldi Dizdari, një personazh i përfolur për disa ngjarje të dyshuara kriminale.
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se Eldi Dizdari është person i paprekshëm në Shqipëri. Sipas tij, nëse Dizdari do të ndodhej në vendin tonë dhe jo në Dubai në momentin e finalizimit të operacionit, ai nuk do të ishte arrestuar.
“Eldi Dizdari në Shqipëri ishte person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipëri, ai nuk do të ishte arrestuar. Është fat që ai është ndodhur në Dubai. Në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta arrestonin Eldi Dizdarin”, u shpreh Artan Hoxha.
Operacioni “Los Blancos” u zhvillua nga Prokuroria italiane e Firences dhe më pas u përfshinë 10 shtete. Eldi Dizdari, njëri nga shqiptarët e arrestuar, do të ekstradohet nga Dubai në Itali.