“Për mendimin tim, rinisja e kampionatit është e domosdoshme. Duhet të jemi ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen futbollit italian, por shumë njerëz flasin e njohur situatën”.
Presidenti i Lazio, Claudio Lotito nuk heq dorë nga beteja e tij për t’u rikthyer në fushën e lojës. “Jemi një industri e madhe që prodhon 1.2 miliardë euro për thesarin dhe nëse mekanizmi nuk do të funksiononte, imagjinoni pasojat që do të kishte në sporte e tjera”, shprehet Lotito.
“Futbolli ka një ndikim të madh në shoqëri dhe është pjesë e jetës së romanëve. Duhet të ketë një motiv për të reflektuar mbi zgjedhjet që duhen marrë”, shtoi ai.
Ndërsa për skuadrën e tij, Lotito u shpreh i sigurt se është gati për t’u rikthyer në fushë dhe uron që të gjejnë të njëjtën frymë dhe vendosmëri në grup për të arritur objektivin.