Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari deklaroi sot se pas Lefter Kokës, që doli kundër vendimit të grupit duke pranuar mandatin e deputetit dhe u përjashtua, të njëjtin fat kanë pësuar edhe këshilltarët e LSI në Bashkinë e Durrësit që bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke votuar disa projektvendime.
“LSI ka një vendim zyrtar, në datë 22 mos gaboj ka qenë mbledhja e Komitetit Drejtues ku vendosi, që cilido që thyen vendimin politik është i çregjistruar si anëtar partie.
Koka nuk është deputet i LSI-së. Unë kam komunikuar në momentin që ka qenë deputet, mbi aktivitetit e LSI. Ka thyer vendimin e grupit, cfarë shkaqesh doni më?
Këshilltarët e Durrësit? Jam vendosur në dijeni, cilido që thyen vendimin politik të LSI-së dhe nuk është në interesa të qytetarëve nuk përfaqëson vullnetin e LSI-së,kjo është e njëjtë si për deputetët dhe për këshilltarët. Ky është vendimi politik i LSI-së”.