Pavarësisht se duhen disa muaj që të mendojmë për pushimet, Luana Vjollca na ngjall dëshirën që të nisim përgatitjet tani.
Nëse mendojmë për plazhin atëherë kemi dy gjëra në mendje: trup të palestruar dhe bikinit e modës së fundit.
Moderatorja, e cila tashmë po pushon në Maldive, i ka të dyja. Luana pozon në foton e saj të fundit me rroba banje dhe pavarësisht se nuk mund të sigurojmë nëse e ka edituar apo jo foton, mund të themi që duket super në formë.
Nga ana tjetër rroba banjet e kuqe theksojnë akoma më shumë linjat e moderatores. Bikinit janë me shtratin sipër ijëve, ndërsa në pjesën e përparme rrezikojnë t’i tregojnë diçka më shumë sesa duhet.
Pjesë e sipërme e rroba banjeve është në formën e një top-crop-i.
Nuk është asnjëherë shpejt të porosisni rrobat e banjes, tani që e dini se cili është trendi!
Luana ndodhet në Maldive me partnerin e saj Krenar Çoçaj, pavarësisht se nuk e ka pranuar këtë fakt.