Getoar Selimi ka bërë si rrallëherë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij private!
Në një intervistë për revistën Living, të cilën ai ka zgjedhur ta bëjë publike në profilin e tij në Instagram, reperi flet jetën në Tiranë, xhelozinë e përfolur dhe zgjerimin e familjes!
Janë bërë 6 vjet që Getoari jeton në Tiranë dhe ai shprehet se ka qenë gjithnjë shumë i lidhur me Shqipërinë. Lidhja u forcua kur reperi u njoh me Marinën dhe fakti që ata jetojnë në kryeqytet ishte një vendim i përbashkët.
“Kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, dhe ku do të jetojmë. Për të dy ne është njësoj si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, shprehet reperi.
Ai foli edhe për fillimet e lidhjes me Marinën, kur ngacmonte Luanën për të motrën, pasi e njihte më shumë atë falë punës, si dhe kur i është dashur të bëjë rolin e përkthyesit mes familjes së tij dhe të Marinës, të cilat kanë pasur shpesh herë keqkuptime.
Por si e priti familja e Marinës reperin?
Reperi shprehet se me Luanën ka pasur më shumë komunikim, madje e ka ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm sipas tij.
Por për t’u bërë baba dhe për të zgjeruar familjen çfarë mendon Getoari?
“Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, u shpreh reperi.
Ai foli edhe për lajmet e tipit “Geti nuk e lë Marinën të punojë” dhe tha se qeshte me Marinën sa herë që i lexonin ato. “Njerëzit më paragjykojnë se ju dukem i ashpër, xheloz agresiv”, thotë Getoari i cili shton se i pëlqen të qëndrojë indiferent kur lexon të tilla lajme të pavërteta.
Reperi i njohur ka thënë se ka pasur shpeshherë sulme ndaj tij, megjithatë ai ka qëndruar indiferent dhe është përqëndruar te përmirësimi i tij.
Reperi tregon se kanë qenë të shumtë ata të rinj që janë përpjekur të fitojnë famën e momentit duke zënë në gojë emrin e tij, por nuk ju ka ecur.
“Unë nuk e kam parë të arsyeshme të përgjigjem, sepse në të kundërtën duhej të kisha lënë muzikën dhe të rrihesha me të gjithë por nuk bëj du gjëra njëherazi. Përqendrohem në një dhe kam zgjedhur këtë rrugë. Kështu kur kam toleruar një e kam bërë edhe me shumë të tjerë dhe nuk e kam pasur problem se e kam ditur që herët a vonë kush ishte i suksesshëm do të provonte vetë në kurriz dhe kush nuk ishte i tillë do të harrohej shpejt. Gjithsesi me të dyja palët kam dalë i fituar”, ka thënë reperi.