Analisti Fatos Lubonja teksa analizon protestën e sotme të PD-së, thekson se nuk duhet ngatërruar kjo e sotmja me revolucionin klasik, pasi sipas tij, koncepti i revolucionit klasik është lëvizje e madhe popullore me dy karakteristika, përmbysjen e elitave dhe dhunën.
“Edhe sikur ta heqim dhunën cështja e përmbysjeve të elitave ngre një problem të madh, unë mendoj se shqiptarët kanë nevojë për revolcionin e elitave, por pa dhunë”- tha Lubonja në studion e “News 24”.
Sipas tij, “këto do të fusin edhe PD që ka qenë në pushtet deri tani, apo vetë PD do na ëhet promotore e revolicuonit, ka kontradiksion se si mund ta ndryshojmë atë realitet, me dhunë, apo hap pas hapi me përmirësim të partive dhe institucioneve që kemi”.
Lubonja thekson se e sotmja është një lëvizje e iniciuar nga PD, si kanë qenë më parë edhe ato të PS, ku një pjesë e mirë e popullit për shkak të zhgënjimeve të gjata me këto dy parti nuk ndjehet se mund të besojë dhe investojë gjithë energjinë për tu bashkuar atje.
Ai theksoi se sheh ngjashmëri me protestën e cadrave të PS. “Kjo e cadrës ka një gjë, imitimi, por edhe të mbrojtjes, që nuk mundet kollaj ta heqin, Berisha i ka lënë atje kur ishte në pushtet. Qëllimet e Bashës janë vështirë të realizohen, është e polarizuar shoqëria, o me ne o kundra nesh, duhet dicka më shumë, lëvizje që është kundër gjithë kësaj elite, me një tjetër forcë politike që nuk ekziston. Rreziku i një partie shtet që kontrollon gjithcka po bëhet më i madh, opozita ka të drejtë të protestojë, por pa e ekzagjeruar pa e quajtur revolucion si thotë Berisha”- tha ai.