Fotografja amatore, Gonnie Myburgh, 67 vjeç, ka kapur sulmin e një gepardi ndaj një antilope në parkun Kgalagadi në Afrikën e Jugut.
Gonnie ishte në makinën e saj kur vuri re sulmin dhe nuk hezitoi ta fotografonte atë.
Pavarësisht tentativës për t’u larguar me shpejtësi të antilopës, gepardi nuk e pati aspak të vështirë të nënshtronte prenë e tij.