Aktualitet Malësi e Madhe, 49-vjeçarja përplaset për vdekje nga një makinë

Malësi e Madhe, 49-vjeçarja përplaset për vdekje nga një makinë

Një 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 shkurt) në fshatin Pjetroshan në Malësi të Madhe.

Sipas policisë “mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë”

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e Policisë në Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.