“Kemi porositur 30 mijë teste të reja”, kështu është shprehur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte në News 24.
“Kemi porositur 30 mijë teste të reja, qe në bashkëpunim me OBSH janë në procedim e sipër, bashkë me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë, do të porosisim dhe të tjera”, tha Manastirliu.
Manastirliu i është përgjigjur pyetjes së gazetares për rritjen e numrit të testimeve sipas thirrjes së Partisë Demokratike që sipas saj i referohet OBSH-së.
“Nëse nuk do të kishim teste nuk do të bënim teste çdo ditë dhe nuk do zbulonim vatra çdo ditë. Fakti që stoku i testeve, tamponëve rritet është tregues që ne nuk kemi probleme. Strategjia e testimit vendoset nga ekspertët. Ne u përgjigjemi atyre. Gjurmimet epidemiologjike po bëhen sipas standardeve”, deklaroi Manastirliu.