SHBA janë të bindura për të luftuar korrupsionin deri në fund anembanë globit. Kjo është deklarata e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, me rastin e Ditës kundër korrupsionit.
Sipas tij, pushtetarët e qeverive të huaja përdorin korrupsionin për përfitime vetjake dhe kjo është arsyeja pse 40 të tillëve anembanë globit dhe familjarëve të tyre u është ndaluar hyrja përjetë në Amerikë.
“Ata e përdorin korrupsionin për të frenuar rritjen ekonomike, për të lejuar aktivitetin kriminal ndërshtetëror, për të financuar terrorizimin dhe për t’u mohuar qytetarëve të drejtat që i përfitojnë me ligj”, tha ai.
“Për këtë arsye, Amerika ka angazhuar të gjitha agjencitë e saj, përfshi edhe Departamentin e Shtetit, për t’i ndaluara këta pushtetarë të korruptuar dhe familjarët e tyre që të munde të hyjnë në SHBA dhe të shpenzojnë paratë e përfituara në mënyrë jo të drejtë”, përfundon Pompeo.