Aktualitet Nën efektin e alkoolit, 60-vjeçari vret me armë të riun në Kavajë

Nën efektin e alkoolit, 60-vjeçari vret me armë të riun në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen numër 2 në qytetin e Kavajës. Një 29-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë gjahu nga një 60-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, ku nën efektin e pijeve alkoolike, 60-vjeçari Xhevdet Lecini ka vrarë me armë gjahu, të cilën e posedonte me leje, 29-vjeçarin Marjus Ismaili.

Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.