Luftë e ftohtë mes PSG-së dhe Kylian Mbappe. Kampionët e Francës e vendosën sulmuesin në qendër të videos reklamuese për fushatën e abonimeve për sezonin 2023/2024.
Mbappe nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe reagoi ashpër ndaj klubit për përdorimin e imazhit të tij në video, që më pas u fshi nga PSG.
“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023/24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar për përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për Kylian Saint-Germain”, shkroi 24-vjeçari në rrjetet sociale.
Sigurisht pjesa më interesante e mohimit të tij është fjalia ku thotë se emri i klubit është Paris Saint-Germain, jo Kylian Saint-Germain.
Kontrata e re e Mbappe, e nënshkruar verën e kaluar, nuk i ka ndalur zërat se francezi do të largohet nga klubi. Real Madridi është ende në pritje, ndërsa PSG frikësohet se brenda një vere do të humbasë edhe Mbappe edhe Lionel Messin, me të cilët ende janë në negociata për një kontratë të re, shkruan Reuters.