Extra Armaldo tregon çfarë ndodhi në telefonatën me Kiarën, takimin me Oltën dhe...

Armaldo tregon çfarë ndodhi në telefonatën me Kiarën, takimin me Oltën dhe kush duhet ta fitojë BBV

Përmes disa statusesh në Instagram, Armaldo Kllogjeri la të kuptohet se mes tij dhe Kiarës kishte pasur një debat jashtë “Big Brother VIP”. “Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh. Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.-shkruante ai.

I pyetur sot në “Shqipëria Live” lidhur me telefonatën me Kiarën, Armaldo deklaroi se nuk mund të tregojë shumë detaje, ku siç duket nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe takimi për kafe për të cilën ai e ftoi nuk u realizua.

“Kam patur një telefonatë, por më tha se ishte e zënë dhe se do flisnim më vonë. Mendoj se Kiara ka ndryshuar lojën e saj, mbase edhe nga komentet, por jo natyrën e saj.”

Ndër të tjera, ai ka folur në lidhje me raportin me Oltën dhe për takimin që ka patur me të.

“Oltën e kam takuar mbrëmë, por nuk folëm dot shumë sepse njerëzit nuk po na linin. Tani kemi lënë një takim të dytë, ku të jemi pak më të qetë. Olta dhe Luizi kanë qenë lokomotivat, ne të tjerët kemi qenë vagonë. Nga hyrjet e reja, Bledi me pëlqen më shumë dhe ka sjellë dinamika, të tjerët janë njësoj.” tha Armaldo.

Për banorët që do ketë hatërmbetje, Armaldo përmendi emrin e Kristit:

“Hatri më ka mbetur vetëm me Kristin më shumë. Kjo për shkak të fjalëve që ka thënë për mua, sepse unë i kam qëndruar shumë afër dy muajt e parë.”

Armaldo tregon se si ka shkuar jeta e tij pas daljes nga shtëpia, por edhe për dinamikat në BBV.

“Unë e mora vendimin tim prej shumë kohësh, që nuk do kthehesha. Unë jam i lumtur që solla hare dhe gëzim në shtëpi. Emri im akoma lakohet në shtëpi”, tha Armaldo.

Ish-banori tregoi edhe se kush e meriton fitoren e Big Brother Vip2, ku sipas tij, çmimin e madh e meriton Luizi dhe nëse nuk do e fitonte ai, ta fitojë Dea ose Kiara.

“Mendoj se do ta fitojë Luizi. Ndërsa për vajzat nuk mund të them se kanë bërë lojë të fuqishme, përveç Oltës. Kiara dhe Dea kanë pak a shumë të njëjtin karakter, njëra prej të dyjave nëse se fiton Luizi”, tha Armaldo.