Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar sot drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.
Ai është caktuar prokuror në Tiranë.
Kjo është lëvizja e radhës e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, që deri tani ka bërë disa spostime në prokurori në qare të ndryshme.
Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë, ndërsa ditën e sotme paditi për shkarkimin kryeprokuroren Marku.
Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative, Rovena Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.
Këtë vendim Gashi e quan “të pavlefshëm”
Padia e Gashit, argumentohet me faktin se Prokurorja e Përgjithshme e ka larguar pa motivacion.