FIFA ndryshoi fituesin, duke i dhënë argjentinasit çmimin që e kishte fituar Van Dijk vetëm për të mërzitur Ronaldon. Dhe Top 11 bëhet Top 10…
Janë të paktën disa aspekte që duhen marrë në konsideratë, pas batutave në distancë mes Cristiano Ronaldo-s dhe Fifa-s për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dorëzuar për Lionel Messi. E para është se Ronaldo nuk di të humbasë, që është limiti tij (karakterial), por nga ana tjetër është madhështia e tij (sportive). E dyta është se organizmi më i rëndësishëm i futbollit botëror duhet të mos e marrë personalisht një çështje që është plotësisht futbollistike. Nuk ishte aspak elegante dhe e bukur të transformoje Top 11 në një Top 10 me Ronaldo, që ishte përfshirë në skuadrën e vitit, as të përmendej kur thërriteshin lojtarët e tjerë në skenë. Portugezi bojkotoi ceremoninë dhe kjo nuk ishte gjithashtu e bukur, por me 10 mbetesh për karton të kuq, kështu që Fifa i ka treguar CR7 të kuqin. Një mënyrë për të treguar mosaprovimin për sjelljen e tij, por mund të evitohej.
Kjo çështje ka sjellë protestën e Federatës së Portugalisë që ngriti zërin në Instagram e gjithashtu edhe vetë Ronaldos, që nuk ka ngurruar të flasë në Instagram: “Durim e rezistencë – ka shkruar CR7 në faqen e tij sociale – janë dy karakteristika që diferencojnë profesionistin nga diletanti. E gjitha ajo që është e madhe sot ka nisur e vogël. Nuk mund të bësh gjithçka, por bën të pamundurën për të realizuar ëndërrat e tua. E kujto gjithnjë se pas natës vjen agimi”.
Nuk ka mbaruar me kaq sepse Corriere della Sera ka zbuluar një tjetër gjë. Një prapaskenë kurioze e tërësisht pa kuptim: fituesi duhet të ishte Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm e favoriti absolut, por zgjedhja është kthyer tek Messi (sezoni i tij me Barcelonës nuk ka qenë impresionues) pikërisht për të mërzitur Ronaldo, fajtor se nuk u paraqit në ceremoni.
Mur kundër muri. Fifa që kërkon të fshijë një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror. Fotografia e një përplasjeje që askush nuk e fsheh. Nga një anë Fifa, nga ana tjetër Ronaldo. I qetë në divan për aq sa mundet dhe mes mendimesh për të ripushtuar sërish botën.