Sport Luis Enrique pas fitores: Shqipëria është një skuadër që luan, Broja është...

Luis Enrique pas fitores: Shqipëria është një skuadër që luan, Broja është lojtar i veçantë

Për trajnerin e Spanjës, Luis Enriquen, fitorja ndaj Shqipërisë ishte shumë e vështirë. Tekniku i përfaqësuese spanjolle tha se Shqipëria ka një mbrojtje shumë të mirë dhe ndaj ua vështirësoi punën.

“E prisja një ndeshje të vështirë. E pata thënë dhe para ndeshjes këtë gjë. Shqipëria është një skuadër që luan dhe di të mbrohet mirë”, u shpreh trajneri.

Më tej, Enrique shtoi se i kishte ndjekur me kujdes ndeshjet e Shqipërisë, ndërsa theksin e vuri te Broja, për të cilin u shpreh se është super talent.

“Kemi parë ndeshjet e Shqipërisë, si ajo ndaj Anglisë. Keni një lojtar shumë të mirë siç është Broja. Nuk ishte aspak e thjeshtë e sidomos kur erdhi goli juaj”, tha ai.