Atletja Luiza Gega do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Doha, turne që zhvillohet në fund të shtatorit. Në këtë event ajo do të garojë në 3000 metra me pengesa.
Gega, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare “Facebook”, konfirmon edhe një herë se është në formë të mirë. Ajo garoi të dielën në një turne në Gjermani, në një disiplinë mikse, 2000 metra me pengesa.
Për atleten kuqezi, kjo garë ishte një test i mirë. “Vendosa një rezultat të mirë dhe mbi të gjitha jam në formë shumë të mirë për Botërorin. Falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Tani do të nis përgatitjet për Botërorin e Doha”, thotë Gega.