Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar atë që flitet prej javësh: çifti do bëhet prindër së shpejti. Ata do të bëhen prindër të një vajze.
Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe më pas, moderatorja qan nga emocionet dhe prek barkun e rrumbullakosur. Gjithashtu, paraqiten momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës dhe ekoja e bebushit.
Videoja tregon edhe pamjet nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit dhe çastet e lumtura të prindërve.
Kiara dhe Luizi u njohën në “Big Brother VIP 2” dhe u kthyen në një ndër çiftet më të preferuar të publikut.