Aktualitet Jo vetëm administrata, edhe shkollat do të jenë pushim më datë 27...

Jo vetëm administrata, edhe shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor

Përveç administratës shtetëror, edhe shkollat do ta kenë pushim datën 27 nëntor. Ministria e Arsimit lajmëron që nxënësit edhe mësuesit do të jenë pushim në këtë datë. Bazuar në vendimin e qeverisë 27 nëntori do të zëvendësohet në një datë tjetër gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.

Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, njofton Ministria e Arsimit.