Pak ditë më parë, banorët kishin një sfidë, të përcaktuar nga Vëllai i Madh. Secili prej tyre duhet të shkruante një sekret në letër dhe ta fusnin atë brenda enës së qelqtë.
Banorët kishin për detyrë të gjenin sekretet e njëri-tjetrit, të cilat ishin nga më të çuditshmet.
Përmes një zarfi të bardhë që hyri sot në shtëpi, Vëllai i Madh tregoi sekretet e secilit dhe bëri me dije se Gerti gjeti 9 prej sekreteve të banorëve.
Jori, Antoneta dhe Deamishel dhanë 8 përgjigje të sakta, Olta dhe Keisi 7, Fotini dhe Nita gjetën 6 përgjigje të sakta, Qetsori 5, Kristi, Lorenci dhe Luizi 4 përgjigje të sakta, ndërsa Elvisi gjeti vetëm 2 prej tyre.
Në zarf, ishin edhe sekretet e së cilit.
Sekreti i Luizit- Kam tentuar të bëj vetëvrasje.
Sekreti i Gertit – Një vajzë në Zvicër më pagoi biletën e hotelit dhe ndenja dy ditë me të
Sekreti i Qetsorit- Kam qenë në Universitet për Filozofi dhe Shkenca Politike
Sekreti i Elvisit- Jam hedhur nga një kullë shumë e lartë me litar
Sekreti i Fotini- Kam vajtur në një strip club dhe më ka kërcyer përpara një vajzë shumë seksi.
Sekreti i Lorencit – Kam hequr nga Instagrami një banor përpara se të hyja në Big Brother.
Sekreti i Nitës- Kam larë peshqirët e Big Brother tre herë me zbutës, sepse nuk di të përdor lavatriçen.
Sekreti i Keisit- Kam rënë në dashuri me një banor të Big Brother.
Sekreti i Oltës- Ka qenë një periudhë kur nuk kam pasur lekë të paguaj qiranë e shtëpisë.
Sekreti i Kristit- Kam flirtuar me mamanë e një shokut tim.
Sekreti i Deas- Kam shkruar një libër me poezi, por kam frikë ta publikoj.
Sekreti i Jorit- Kam qenë e fejuar. Babai i tij ka qenë trajner futbolli shumë i njohur.
Sekreti i Antonetës- Kam një lidhje të konsoliduar jashtë shtëpisë.