Në “Big Brother VIP”, Luizi tregoi se ishte një nga djemtë më romantikë dhe të gjitha vajzat u fiksuan me sjelljet e tij aq të bukura ndaj Kiarës.
Kështu, rrjedhimisht, mund të mendoni një emër shumë të bukur që ai mund t’i ketë vendosur Kiarës në celular. ‘Dritë dielli’ për shembull, ose ‘Kiaruke’… siç i thoshte në BBV. Por, jo.
Në një status në Twitter Kiara ka treguar se në fakt emri që ai i ka vendosur në telefon është “Korba”.
Korba https://t.co/I4djMALpmk
— Kiara Tito (@KiaraTitoo) July 11, 2023
Por, pse? Këtë e ka shpjeguar vetë Luizi në një video, ku thotë:
“Kur isha në Korçë, mu afrua një zonjë dhe kur më kërkoi një foto po flisja me Kiarën me video. Dhe Kiara ishte përgjumësh, e shtrirë në krevat. Kur e pa kjo zonja tha: “Ua, aj dhe kjo korba”. Dhe unë e pyeta se çfarë do të thotë korba dhe ma shpjegoi. Na mori gazi të dyve dhe unë ia vendosa emrin “Korba”.
— Kiara Tito (@KiaraTitoo) July 11, 2023
Po, ashtu shumë pyetje ka pasur për Luizin se pse ai i ka hequr unazat.
“Kam alergji në gishta. Më janë fryrë”.
— Kiara Tito (@KiaraTitoo) July 12, 2023