Politika Rama takon Erdogan në Vilnius: Diskutuam për situatën në veriun e Kosovës

Rama takon Erdogan në Vilnius: Diskutuam për situatën në veriun e Kosovës

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin dy ditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Takimi i krerëve të aleancës euro-atlantike ka nisur që ditën e djeshme ku është diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe për zgjerimin e organizatës.

Pas takimit me presidentin francez Macron, Rama ka takuar dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Rama shkruan në Facebook se me presidentin Erdogan kanë diskutuar për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës.