Extra Macja bie nga 27 metra lartësi dhe shpëton me disa “gërvishtje”

Macja bie nga 27 metra lartësi dhe shpëton me disa “gërvishtje”

Një mace mbipeshë ka përfunduar me vetëm disa lëndime të vogla pasi u rrëzua nga 27 metra lartësi nga një ballkon në Bangkok.

Macja ia hodhi vetëm me disa gërvishtje edhe pse u përplas në pjesën e pasme të një makine të parkuar.

Macja me emrin Shi Fu, ishte duke ecur në ballkonin e pronares së saj kur rrëshqiti dhe u rrëzua nga kati i gjashtë i një ndërtese në qytetin tajlandez më 27 maj.

Pronarja e maces me lot në sy tregoi se kishte harruar që të mbyllte derën që të çon te ballkoni në apartamentin e saj.

Macja u dërgua te veterineri dhe rezultoi se kishte vetëm disa lëndime të lehta. Si pasojë e përplasjes në xham ajo përfundoi me disa thyerje në kthetra dhe me hundë të ënjtur, por pa lëndime të rrezikshme për jetën. Kjo histori ka bërë që në rrjet të dalë sërish miti se macet kanë nëntë jetë.