Edlira Athanas është vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi. Ajo shprehet për “Rudina” se në momentin kur i duhej të zgjidhte çfarë do të studionte, ndoqi hapat e së ëmës.
Por përpara kësaj kishte tentuar diçka me muzikën duke mundur të fitonte një çmim të rëndësishëm me një prej këngëve më të famshme që fëmijët e këndojnë edhe sot.
Edlira Athanas: Në qoftë se mund të shkoj edhe më përpara fare, unë jam fituesja e çmimit të dytë të Festivalit të Fëmijëve.
Rudina Magjistari: Vërtet? Kjo na kishte shpëtuar! Pra edhe ke kënduar.
Edlira Athanas: Po. Publiku besoj se duhet ta kujtojë këtë këngë, “Bie shi”.
Rudina Magjistari: Dhe si bënte kënga?
Edlira Athanas: Është “macja le të lahet…”
Rudina Magjistari: Mos më thuaj!