Maçoku më i shëndoshë në botë ka nisur dietën.
Pronarja e Patches, maçokut që peshon rreth 18 kg, ka vendosur që kafsha shtëpiake të hajë më pak, për të humbur kilet e tepërta.
Macet zakonisht peshojnë 4-5 kg, në varësi të racës.
Mendohet se arsyeja pse Patches ka këtë peshë kaq të madhe, është se ka ngrënë ushqim njerëzish, dhe jo macesh.
Rekordi botëror për macen më të shëndoshë mbahet nga Himmy, që në vitin 1986 peshonte 20,8 kg.
Më pas, Libri i Rekordeve Guinness vendosi që ta hiqte këtë rekord, për të mos nxitur pronarët që të ushqenin macet e tyre më shumë seç duhet, në përpjekje për të thyer rekordin.