Për herë të parë në Shqipëri një president francez. Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, gjatë datave 16 dhe 17 tetor.
100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie kanë mbërritur në Tiranë.
Kjo është hera e parë që një president i Francës viziton Shqipërinë dhe në këto kushte siguria për Macron do të jetë e lartë.
Si fillim, Macron të hënën do t’i bashkohet punimeve të takimit në kuadër të Procesit të Berlinit BE-Ballkani Perëndimor.
Ndryshe nga liderët e tjerë pjesëmarrës ai do të rrijë në Shqipëri deri të martën ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe të dy do të japin edhe një konferencë për mediat.
Macron do të mbyllë vizitën në Shqipëri me takimin me presidentin Bajram Begaj në Presidencë.
”Do të jetë një çështje e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në aspektin e tranzicionit energjetik, por edhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor, veçanërisht i madh midis dy vendeve”, thekson Elysee.