Politika Berisha feston sot 79-vjetorin: Ndjehem i motivuar në rrugën tonë, njëlloj si...

Berisha feston sot 79-vjetorin: Ndjehem i motivuar në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj

Sali Berisha u është drejtuar ndjekësve të tij në mediat sociale me një video-mesazh me rastin e 79-vjetorit të tij.

Kreu i Rithemelimit thotë se në këtë 79-vjetor ndihet i motivuar në rrugën që ndjek prej vitesh, njëlloj si në ditën e parë.  Ai falënderon familjarët që i kanë qëndruar pranë si dhe miqtë dhe mbështetësit e tij.

Në postimin e bërë mëngjesin e kësaj të diel nuk munguan komentet e shumta nga ndjekësit të cilët i urojnë doktorit që “të shekullojë sa më i shëndetshëm.”