Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësinë për situatën e tensionuar në Veri të vendit. Kështu është shprehur mëngjesin e së mërkurës presidenti francez Emmanuel Macron nga Bratislava.
“Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësinë për tensionet që janë rritur ndjeshëm që prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në veriun e vendit me shumicë serbe,” deklaroi më konkretisht Macron.
Deklaratat, presidenti francez i bëri gjatë një konferencë për shtyp në Sllovaki, ku ai priste të takohej me liderët e Kosovës dhe Serbisë si dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz më vonë gjatë kësaj jave.
Ndërsa, Kurti nga ana tjetër theksoi se për sa kohë në Veri ka turma që kërcënojnë të sulmojnë dhe bëjnë thirrje si ‘ub j-ubij’ , ( vriti-vriti), do të ketë edhe prani të policisë së Kosovës.