Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot se po përgatiste me presidentin amerikan, Donald Trump dhe vendet e tjera një iniciativë të re të rëndësishme përballë pandemisë së koronavirusit të ri.
“Diskutime shumë të mira me Donald Trump. Përballë krizës së COVID-19, me vende të tjera, ne po përgatisim për ditët e ardhshme një iniciativë të re shumë të rëndësishme”, shkroi në Twitter presidenti francez pas një bisede me homologun amerikan.
Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë theksoi se dy drejtuesit kishin arritur një bashkëpunim të ngushtë nga samiti i G&,G20 dhe i P5 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së) për të ndihmuar organizatat shumëpalëshe, veçanërisht
Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, për të eleminuar sa më shpejt pandeminë dhe për të minimizuar ndikimin ekonomik.
Dy samite ndërkombëtare kushtuar përpjekjeve të përbashkëta kundër sëmundjes u mbajtën dje një G20 e jashtëzakonshme dhe një samit evropian.
Koronavirusi i ri shkaktuar tashmë më shumë se 23 000 të vdekur në të gjithë botën, prej të cilëve dy të tretat në Europë, ku rreth 275 000 raste janë diagnostikuar zyrtarisht me COVID-19.