Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se personat e armatosur, që vranë 137 persona në një sallë koncertesh jashtë Moskës, ishin pjesë e një dege të Shtetit Islamik që qëndronte pas përpjekjeve të dështuara për të sulmuar Francën në muajt e fundit.
”Kjo shpjegon pse qeveria franceze ngriti alarmin e sigurisë së vendit në nivelin më të lartë”, theksuan presidenti Macron dhe kryeministri Gabriel Attal sipas Reuters.
Ushtarët e tjerë do të vendosen në gatishmëri për të patrulluar vende të ndjeshme, përfshirë shkollat.
Rusia, e cila ka kundërshtuar pretendimet e SHBA-së se grupi militant i Shtetit Islamik orkestroi të shtënat masive në Moskë, vazhdoi ”të sugjeronte se Ukraina ishte fajtore”, ndërsa Macron nga ana e tij tha se ”kjo ishte cinike dhe kundërproduktive”.
“Ky sulm u mor përsipër nga Shteti Islamik. Informacioni i disponueshëm për ne, për shërbimet tona (sekrete) dhe për partnerët tanë kryesorë, me të vërtetë tregon se ishte një ent i Shtetit Islamik që nxiti dhe kreu këtë sulm”, shtoi Macron.
”Ky grup specifik… ka kryer disa tentativa për sulme në territorin tonë gjatë muajve të fundit”, shtoi ai.
Attal pretendoi se ”këto përfshinin një sulm të planifikuar dhe të dështuar në qytetin e Strasburgut.