Ylli i popit, Madonna ndau mbështetjen e saj për Britney Spears dhe e krahasoi luftën e saj me atë të daljes nga skllavëria.
Mbretëresha 62-vjeçare e popit, pjesë e #FreeBritney e përshkroi zgjidhjen komplekse ligjore që ka mbikëqyrur jetën dhe karrierën e Spears, që nga viti 2008, si një “shkelje të të drejtave të njeriut”.
Spears, 39 vjeçe, muajin e kaluar bëri thirrje për t’i dhënë fund kujdestarisë dhe tha se ajo ishte e detyruar të punonte duke krahasuar situatën me trafikimin e seksit.
Madonna shkroi në Instagram: “Ktheni këtë grua jetën e saj. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë!”.
“Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut! Britney, duhet të dalë nga burgu!”, shtoi Madonna.
Mesazhi, i ndarë me 16,2 milionë ndjekësit e Madonna-s në Instagram, ishte shkruar mbi një foto të saj të veshur me një bluzë që mban emrin Spears.
Dy super yjet e muzikës pop kanë punuar së bashku më parë.
Ata bashkëpunuan në këngën “Me Against The Music” të vitit 2003 dhe ndanë një puthje të famshme gjatë një performance me Christina Aguilera në MTV Video Music Awards të atij viti.
Paris Hilton, Cher, Miley Cyrus dhe Mariah Carey kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për Spears.