Sport “Magjia” e Tares dhe shembulli Strakosha: Sekretet e kryeveprës së Lazios

“Magjia” e Tares dhe shembulli Strakosha: Sekretet e kryeveprës së Lazios

Triumfoi në Superkupën e Italisë dhe është në garë për titullin kampion në Serie A. Sezoni i Lazio ka kaluar të gjitha parashikimet dhe meritë për këtë ka Igli Tare. Fitorja në finalen kundër Juventusit dhe ecuria rekord në kampionat janë gatuar pikërisht në tavolinën dhe telefonin e drejtorit sportive shqiptar.

Asnjë ekzagjerim, teksa shembujt që e tregojnë këtë janë të thjeshtë dhe konkretë. Ato përshkruhen në vetëm në pak fjalë: goditje të sakta në merkato dhe rivlerësim i futbollistëve. Mes “magjive” në tregun e transferimeve të Igli Tares është edhe Thomas Strakosha.

Një bast i fituar dhe një revansh personal për të gjithë ata që kishin paragjykuar si një nder që Tare i bënte shokut të tij Foto Strakosha. Portieri i kombëtares shqiptare u pagua vetëm 750 mijë euro, ndërsa tani kartoni i tij vlen 25 milion euro. Formacioni i Lazio që triumfoi në finalen e së dielës është i mbushur me shembuj të tillë.

Kështu, Luis Alberto u kërkua me ngulm nga Tare, që shpenzoi 5 milion euro për ta marrë nga Liverpool, ndërsa tani klube si Barcelona apo Real Madrid janë gati të paguajnë deri në 40 milion euro për kartonin e tij.

Qershia mbi tortë është si gjithmonë Sergei Milinkovic-Savic. Kur e mori nga Fiorentina për 10 milion euro, kjo u cilësua si një lëvizje e guximshme, por vlera e mesfushorit serb në merkato ka arritur 70 milion euro, ndërsa vetë klubi lacial pretendon se ai vlen më shumë se 100 milion euro, shkruan Gazzetta dello Sport.