Makina e kreut të PS-së së Elbasanit, Xhevahir Budani është shkrumbuar gjatë natës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ne lagjen ” 5 Maji” të qytetit, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar pranë banesës.
Elbasan / Informacion paraprak
Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.