Në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, banuese në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.Gj, dhe ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.