Një grua ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore në aksin Tiranë-Durrës rreth orës 11:10.
Viktima me iniciale D.H. rreth 66 vjeç u përplas nga një automjet. Policia e Tiranës njofton se makina drejtohej nga shtetasi maqedonas me iniciale V.G.
Gruaja humbi jetën pasi u transportua në spital. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.