Aktualitet Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë Krujë, humb jetën pasagjeri 50-vjeçar

Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë Krujë, humb jetën pasagjeri 50-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Fushë Krujë.

Sipas policisë, një makinë është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 50-vjeçar.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Luan Dukaj.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.